Shqipëri

Tre rusë sulmojnë një fabrikë armësh në Shqipëri, disa ushtarë të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku tre shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy prej të plagosurve janë identifikuar si Aldo Bici dhe Ardian Caka.

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre rusëve janë kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.

Prokuroria thotë se ruset ishin duke bere foto dhe tentuan te hyjne ne perimetrin e uzines. Ende nuk eshte e qarte se cfare jane apo cfare synimesh kane pasur. Ne rast se do ishin turiste thote prokuroria nuk do reagonin me neuroparalizues, por do hetohet per te mesuar se cilet jane dhe synimet e tyre

Ne uzinen mekanike te armeve ne Gramsh nuk prodhohen arme prej vitit 1993. Me pas pati vetem montime dhe rregullime te armeve deri ne vitin 2004. Ne kete uzine me vone nisi procesi i demontimit te armeve i cili ka zgjatur deri para nje viti. Gjithesesi uzina ka armatime te ushtrise brenda saj. Eshte objekt i rendesise se vecante qe ruhet nga ushtria shqiptare.