Maqedoni

Dashtevski: 43 ankesa për votimet në Tetovë

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencë për shtyp deklaroi se kryesisht dita ka kaluar qetë dhe nuk ka pasur incidente, ndërkaq për momentin po bëhet numërimi i votave.

Ai njoftoi se gjatë ditës së sotme ka pasur gjithsej 127 anesa në lidhje me të drejtën e votimit.

“Gjatë ditës kemi pasur 127 ankesa për të drejtën personale të votimit, prej tyre 113 janë pranuar, ndërkaq janë refuzuar 6. Në Mavrovë dhe Rostushe gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Tetovë gjithsej 43 ankesa, janë pranuar 38 dhe refuzuar 2. Qendër Zhupë 47, janë pranuar 46 është refuzuar 1”, tha Dashtevski.