Maqedoni

Konfiskohet drogë në vlerë 20 milion euro në Maqedoninë e Veriut

Sektori kompetent pranë Doganave të RMV ka ngritur padi penale ndaj një kompanie dhe katër personave fizikë, nën akuzën për tentim kontrabandë të mjeteve narkotike.
Sipas drejtorisë së Doganave, më 11 gusht në vendkalimin kufitar në Gjevgjeli është zbuluar sasi prej 7.000 kg materie e grirë dhe e paketuar. Pas analizave shtesë është konstatuar se bëhet fjalë për Canabis.
Sipas Drejtorisë Doganore, vlera e kësaj droge në tregun e zi do të ishte 20 milionë euro.