Shkup, zgjerohet përdorimi i gjuhës shqipe falë drejtorit të ri shqiptar

Formularët e kërkesave në Qendrën për Punë Sociale të Shkupit për herë të parë do te jenë edhe në gjuhën shqipe, njoftoi drejtori i këtij institucioni, Liridon Baftiu, kuadër i emëruar nga Alternativa e Afrim Gashit.
Baftiu e ka vlerësuar këtë si “Premtim i realizuar” dhe “Ditë historike”.

“Sot kisha kënaqësi që në hapësirat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe ta takoj drejtorin, z.Ylber Sela, me të cilin bëmë zyrtarizimin e kërkesave në gjuhën shqipe të Qendrës për Punë Sociale të Shkupit.
Nga ana e Drejtorit, z.Ylber Sela, na u potencua që jemi institucioni i parë i cili u angazhua maksimalisht për zbatimin e dygjuhësisë dhe se kjo është një vepër që do të mbetet gjithmonë”, theksoi Baftiu pas këtij takimi.
Ai njoftoi se si institucion kanë marë premtim që edhe në të ardhmen do ta kenë përkrahjen e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe për aplikimin e dygjuhësisë në këtë institucion.
“Me këtë rast i shpreh falënderim Drejtorit të Agjencisë për angazhimin dhe për përkrahjen gjatë gjithë kësaj periudhe”, shtoi drejtori Baftiu.