Kolumna

Atë që e nënshkruan Arbër Xhaferi dhe Imer Imeri në vitin 2001, Alternativa po e avancon në vitin 2022

Shkruan: Armend Zyberi

Gjeneratave të kohës u kujtohet sa të mundimshme ishin negociatat për Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001. Shkronjë pas shkronje, presje pas presje, pikë pas pike; çdo fjalë e fjali e saj rrumbullakohej me mund e me vështirësi.
Diçka kundërshtonte Trajkovski, diçka Cërvenkovski, diçka i tekej Lubço Georgievskit e Lube Boshkovskit, kurse situata në pikat e frontit i afrohej kulminacionit.

Dhe në fund marrëveshja u nënshkrua. Nuk ishte pikërisht ajo për çka u luftua, por ishte kompromis që përmbante një element të rëndësishme, e ajo ishte pranimi nga ana e ndërkombëtarëve, por edhe nga ana e maqedonasve, se shqiptarët në Maqedoni kishin qenë të diskriminuar me dekada dhe se kjo duhet përmirësuar sa më shpejtë.
Për këtë u caktuan si pjesë e Marrëveshjes së Ohrit përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, Parimi i Badenterit dhe mbi të gjitha përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në administratën shtetërore, si masë për përmirësimin e diskriminimit tonë ekonomik dhe etnik.
Dinamika e pas luftës nuk ishte ashtu siç parashihte Marrëveshja e Ohrit. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe vonohej dhe minimizohej, përfaqësimi adekuat edhe më shumë. Papritmas vlera e tenderëve u bë më e vlefshme se vlera e gjuhës shqipe dhe vlera e përfaqësimit adekuat. Luksi i figurave partiake filloi të fitojë përparësi para principeve kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi mund të prisnin, por tenderët nuk guxonin të vonoheshin ae edhe një ditë të vetme.
Këtë Marrëveshje shtyllë për ekzistencën e Maqedonisë, filloi ta mbulojë pluhuri i harresës, kurse
“modë” u bënë disa marrëveshje të reja, si ajo e Përzhinës, e Prespës, e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, etj.
Dhe kur ndoshta pritej më së paku, tash gjërat po ndryshojnë sërish në drejtim pozitiv, me vendimin e ministrit për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, që përfaqësimi adekuat të rritet nga 24 në 32 për qind. Për të qenë më konkret: nëse në Maqedoninë e Veriut kemi 140 deri 170 mijë të punësuar në administratë, kjo do të thotë se do të duhet të punësohen edhe rreth 22 mijë shqiptarë për të arritur përfaqësimin adekuat nga 17 sa është tani, në 32 për qind sa parashihet me Balancuesin e ri.

Respektivisht pas këtij vendimi, në administratën shtetërore në RMV duhet të kemi 40 deri 55 mijë shqiptarë.
Për këtë arsye, vendimi i ministrit Aliti është htë një vendim historik, gati si ai i vitit 2001 kur Arbër Xhaferi dhe Imer Imeri nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit. Vendim që 22 mijë të rinjve shqiptarë u krijon mundësi të ndërtojnë ardhmërinë në vendlindje, pas pasur nevojë të largohen. Është zbatim në vepër i Marrëveshjes për Bashkëqeverisje Gashi-Zaev për barazi ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që edhe një herë na kujton se sa lehtë zbatohen marrëveshjet kur janë të shkruara e nënshkruara.
Peshën e këtij vendimi ndoshta nuk do ta vlerësojnë ata shqiptarë që mezi presin tu shkojnë fëmijët në perëndim e të ju dërgojnë euro e franga, por gjithsesi do ta vlerësojnë ata prind që dëshirojnë fëmijët ti kenë pranë në vendlindje, që nesër pasnes
Por pa marë parasysh peshën gati historike të vendimit të ministrit Aliti, bie në sy se ai nuk ka shkaktuar shumë jehonë në opinion.

Po ta kishte bë BDI-ja një hap të tillë, do të organizonte koncert me shpenzime 100 apo 200 mijë euro, ku do t’i grumbullonte të gjitha këngëtaret e gatshme për të lakuriqësuar prapanicën dhe do ta “digjnin” Facebookun me lëvdërata. Bravos ju qoftë, do të thoshit, dijnë të bëjnë reklamë.

Shembull tjetër nga i cili duhet të mësojë Alternativa. E patë sa reklamë bënë komuna e Tetovës për 300 metra të shtruara me asfalt brenda një viti në rrugën “Strasho Pinxhur” dhe për 20 fidane të mbjellura nën presion të organizatave joqeveritare? Bravos u qoftë, dinë të bëjnë reklamë.

Alternativa dhe kryetari i saj Afrim Gashi nuk i bëjnë punët në mënyrë të tillë. Ata i bëjnë në mënyrë të heshtur. Mënyrë që si parti nuk u sjell shumë pikë politike, por që u sjell dobi qytetarëve.
Neve na mbetit të bëjmë vlerësim-a më të mira janë për ne partitë që punojnë pak, por dinë të lavdërohen shumë, apo partitë që punojnë por nuk din të lavdërohen?

Ishalla nuk janë ende shumicë bashkëkombasit e mij që parapëlqejnë variantin e parë!