Prokuroria kundër korrupsionit fillon hetime kundër një funksionari të BDI-së
“Lëndë e prokurorisë për themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsion në lidhje me servisimin e aeroplanëve kundër zjarrit Kanader është duke zhvilluar procedurë parahetimore. Për momentin po analizohen dokemntacionni për furnizime publike, pas së cillës do të meret vendim për procedurë të mëtutjeshme. Për shkak të procedurës hetimore për momentin nuk mund të ndahen më shumë detaje për opinionin” thuhet në përgjigjen e PTHP dhënë redaksisë së mkd.mk, përcjellë Top24.
Kjo nënkupton që është hapur procedurë joformale për grumbullimin e të fakteve, në një fazë kur vepra penale dhe kryersi ende nuk janë zbuluar në tërësi, ndërsa e realizon policia në procedurë zyrtare ose me urdhër të prokurorit publik.
Mjetet ajrore të quajtura Kanader ose “er-traktor”, të cilët nga ajri duhet të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve nuk kanë qenë në funksion disa vite. Njëra ndër armët më efikase kundër zjarrit pret tender sepse nuk ka kush ti servisoj. Për deri sa pritet procedura tenderuese këta mjete të rendësishme fluturuse verën e kaluar kur kishim zjarre i zëvendësuan me helikopter të ARM-së.
Tre kanaderët që kanë kapacitet për të brartur ujë në sasi prej tre ton janë në kompetencë të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, por një kohë të gjatë nuk ka pasur firmë e cila iishte e autorizuar që të ju bëj servisim që të mundeshin të ishin në funksion atëher kur ishin më se të nevojshëm.
Verën e kaluar kur kishte mjaftë zjarre drejtori i DMSH, Maksuti sqaroi se përshfrytëzimi i këtyre fluturakeve është investim mjaft i shtrenjt si dhe në kohë të shpejtë do të ketë operator për ti servisuar.
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim realizoi procedurë tenderuese, në suaza të së cilës lidhi marëveshje me kompaninë Spanjolle “Tigan” në vlerë prej 25 milion denarë.
Sipas të dhënave të Byrosë për furnizime publike, DMSH lidhi marrëveshje me këtë kompani në procedurë të marëveshjes pa publikim të konkursit për urgjencë, edhe pse kanë pasur ofertë më të ulët për rreth 4 milion denarë. Kjo ofertë ka aritur pas mbarimit të afatit dhe për këtë komisioni për furnizime publike eka hedhur poshtë si të dorëzuar jashtë kohës dhe nuk e ka pranuar dhe në këtë formë është lidhur marëveshja me kompaninë spanjolle.
DMSH muajn e kaluar tha se në këtë sezonë po hynë mjaftë e përgaditur nga ajo që ishte vitin e kaluar. Me aeroplanin e parë tani ka trajnime intenzive por edhe paraljmëruan edhe aktivitete të përbashkëta me MPB-në për shuarjen e zjarreve në hapsirë. Maksuti atë kohë njoftoi se aeroplani i dytë është në servisim në Spanjë dhe tani më është gati, por nuk mund të por nuk mund ta sjellin pasi një pilot humbi jetën gjatë rëzimit të aeroplanit të tyre në shuarjen e zjarreve në Portugali.
Për aeroplanin e tretë tha se është hapur, po punohet dhe shumë shpejt do të jetë gati, por siç theksoi Maksuti më shumë probleme tani për momentin kanë Portugalija, Spanja, Franca dhe Greqia.
Pas procedurës parahetimore për dyshime për keqpërdorime gjatë procedurës tenderuese për servisimin të fluturakeve kundër zjarrit mga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim me të cilën udhëheq Maksuti, PTHP për ndjekje të korupsionit dhe krimit të organizuar do të duhet të vendos nëse dhe kundër kujt do të hap hetime.MKD
https://www.mkd.mk/makedonija/sudstvo/ojo-gok-na-ruskovska-go-cheshla-maksuti-za-tenderot-za-servisiranje-na-kanaderite?fbclid=IwAR2A1oMVmj7xyLLU3RqVzQ_jDDyvKHp88hWEIr7K2TIa23FppTPLuqsfwzQ