May 19, 2024
Maqedoni

Në Tetovë do të bëhet inaugurimi i lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xam

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, fton opinionin në ceremoninë përkujtimore, gjegjësisht me rastin e inaugurimit të lapidarit (te vendprehja) kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xam, që do të mbahet të shtunën, 23.09.2023 në Vicë të Tetovës, me fillim në ora 14:00, përcjell Nistori.

Lezam Ramadani – La Xam mbetet në kujtimet e luftëtarëve të Ushtrisë çlirimtare Kombëtare (UÇK) si gjatë luftës së Kosovës, Preshevës ashtu edhe gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

Përveç kontributit të tij si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, ai ka ndihmuar edhe në pjesën e logjistikës, si gjatë strehimit të ushtarëve dhe përcjelljen e tyre nga një front në një tjetër. /Nistori/