Triumfi i Ansamblit shqiptar në Turqi dëshmi e menaxhimit dhe drejtimit të sukseshëm nga Drejtori Shkodran Tolaj
Ansambli shqiptar në Shkup, nē kohë rekord, vetëm një muaj pas fitores në Hungari, triumfon në Turqi, në festivalin më prestigjioz të folklorit në botë!
Ky çmim jo vetëm na bën krenarë por është tregues se ky institucion punon fuqishëm, funkisionon më mirë se çdo institucion tjetër dhe ka në krye një vizionar dhe njeri të palodhshëm si z.Shkodran Tolaj. Ndryshe drejtori Tolaj është në krye të institucionit tash tre vite. Tolaj përkundër punës së tij si artist është dëshmuar si menaxher I suksesshëm! Ky është çmimi i tretë që ky ansambël në krye me Shkodran Tolajn I sjell shtetit dhe kulturës shqiptare! Vitin e kaluar Ansambli shqiptar mori çmim të parë në Veliko Trnovo kurse sivjet dy çmime radhazi. Padiskutim që emocionet që kanë nda në rrjete sociale por dhe shkrimi I ndarë për media shpjegon rëndësinë e kësaj pjesëmarrje!
PËR MEDIAT!
Triumfi u takon të gjithëve
“Ëndrra jonë u bë realitet”
Fitore historike në Büyükçekmece
Të dashur vëllezër e motra! Të nderuara media! Të nderuar bashkëpunëtorë!
Pjesëmarrja jonë nga data 27 Korrik në Turqi në një nga festivalet më të mira në botë u kurorëzua me triumf! Ëndrra dhe motoja jonë ”shqiptarët po vijnë” pati kuptim të vërtetë kur në mesin e 25 shteteve, paraqitjet dinjitoze të artistëve tanë, disciplina dhe programi u vlerësuan nga anëtarët e jurisë, të cilët unanimisht vendosën që çmimi i parë të ndahet për Ansamblin tonë!
Urime për të gjithë bashkëpunëtorët profesional dhe secilin adhurues të ansamblit tonë! Falemnderojmë Ministrinë e Kulturës, mediat që na mbështetën dhe në veçanti vëllezërit tanë shqiptar në Turqi, të cilët na kanë falur aq shumë kujdes e dashuri gjatë këtyre ditëve! Urime për organizatorët për mrekulllinë që u falën spektatorëve përmes këtij festivali prestigjioz!
Ky çmim vulos dhe njëherë angazhimin e parezervë të bashkëpunëtorit për marrëdhënie ndërkombëtare z.Amir Mamuti, punën dhe menaxhimin e suksesshëm të drejtorit z.Shkodran Tolaj, kontributin e korepetitorëve Agim Baftiu, Taxhedin Sinani, profesionalizimin e orkestrës dhe vallëtarëve, bashkëpunimin fantastik me Universitetin AAB që përforcuan stafin tonë me vallëtaret Erëza Grajçevci dhe Erna Salihi në këtë udhëtim!
Falemnderit çdonjërit të angazhuar që dha kontribut në këtë fitore të jashtëzakonshme!
Bashkë shkruajmë histori!
Ky çmim është dhe një gur i rëndësishëm në ngritjen e kulturës sonë kombëtare dhe në e imazhit të shtetit.