Maqedoni

Austria kërkon që Shkupi dhe Sofja t’i zhvillojnë bisedimet në Vjenë

Austria vazhdon ta ofrojë Vjenën si ambient neutral për negociata mes Shkupit e Sofjes, për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Ministrja austriake e Evropës, Karoline Edshtadler theksoi se është e domosdoshme që Sofja të tërhiqet nga bllokada, në të kundërt boshllëkun në rajon do ta përmbushin Rusia e Kina. Ajo i apeloi Portugalisë e cila kryeson me BE-në që ta harmonizojë kornizën negociuese dhe negociatat për anëtarësim me vendin të fillojnë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është kandidate për t’u marrë shembull.

Sinqerisht nuk kam mirëkuptim për atë që Bullgaria ende bllokon. Qartë dhe zëshëm i apeloj Bullgarisë t’i jep fund kësaj rezistence. Ne e ofruam Vjenën, si vend neutral, t’i shfrytëzojmë negociatat. Deri tani kjo ofertë nuk u pranua, por dua të them qartë se mbetet vakum nëse këtë perspektivë anëtarësimi nuk e realizojmë në vepër. Ky vakum do të përmbushet me shtete të tjera që duan të kenë ndikim, si Kina e Rusia- deklaroi Karoline Edshtadler, Ministre për Evropën.

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov u shpreh optimist se vendet do të arrijnë sukses këtë vit, por pa i cenuar çështjet e identitetit maqedonas.

U konstituua Parlamenti në Sofje dhe mendoj se na duhet durim strategjik të formohet Qeveria e atjeshme. Dalja e procesit nga binarët nuk është në interes as të vendit, Bullgarisë, as të rajonit e as të BE-së. Jam i bindur se mbështetësit tanë më të mëdhenj duhet të jenë fqinjët tanë. Jam poashtu i bindur se për të qenë të afërt duhet ta respektoni tjetrin. Çështjet e identitetit, popullit e gjuhës maqedonase janë çështje për popullin maqedonas. Do të punojmë. Nuk kemi shumë kohë në Ballkan- pohoi Nikolla Dimitrov, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Ndonëse Këshilli Evropian i kishte dhënë vendit dritë jeshile, fillimi i negociatave assesi të ndodhë shkaku i vetos nga Bullgaria. Diplomacitë e Shkupit e Sofjes harmonizuan 99% të Planit të përbashkët aksionar, por negociatat mbetën pa epilog për shkak të zgjedhjeve të 4 prillit në Bullgari.