Pas tankeve, Ukraina përforcohet edhe me katër avion ushtarak nga Maqedonia e Veriut
Katër avionët ushtarak “SU-25” të cilët Maqedonia e Veriut i ka blerë gjatë luftës së 2001-it, këto ditë janë dhuruar Ukrainës, shkruan portali MKD.mk
Nga Ministrja e Mbrojtjes nuk e demantojnë informacionin e kërkuar, e as nuk e kanë konfirmuar.
Bëhet fjalë për avionët që Maqedonia ka planifikuar t’i shes që në vitin 2004.
Nga Ministria e Mbrojtjes janë përgjigjur se detajet e sakta për tre vendimet, përmbajtjen e tyre dhe shpjegimin do të deklasifikohen në ditët në vijim. Me vendimet e miratuara nuk prishet gatishmëria ushtarake e ARM, qëndron në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.