Vetëm 14 vjeç, por me një pjekuri dhe aftësi që rrallë shihen edhe te lojtarë më të mëdhenj. Saner Xhemaili, talenti i ri nga Kumanova, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e skautëve evropianë, e veçanërisht të klubit kroat Dinamo Zagreb, që prej vitesh njihet si fabrika e talenteve në Ballkan. Aktualisht, Saneri është pjesë e shkollës së futbollit Park Siti në Shkup, ku spikat si një nga lojtarët më premtues të gjeneratës së tij. Në fushë, ai është një mesfushor ofensiv me vizion të gjerë, që lexon lojën në mënyrë të shkëlqyer dhe di të krijojë raste për shokët e skuadrës. Teknika e tij, shpejtësia, pasimet precize dhe ndjesia për gol e bëjnë një futbollist të kompletuar për moshën që ka. Përkushtimi i tij në stërvitje është për t’u admiruar.
Saneri punon çdo ditë me përkushtim maksimal, nën kujdesin dhe përkrahjen e gjyshit të tij, Nagip Xhemaili, ish-futbollist dhe njohës i mirë i lojës. Disiplina, serioziteti dhe dëshira për përmirësim e kanë bërë të dallohet jo vetëm nga bashkëmoshatarët, por edhe nga trajnerët e tijKëto cilësi kanë bërë që për të të interesohen edhe skautë nga jashtë vendit. Së fundmi, ish-ylli i futbollit jugosllav dhe figura e njohur e Dinamos së Zagrebit, Stjepan Dveriq, ka shprehur vlerësim të lartë për aftësitë dhe potencialin e tij. Sipas burimeve pranë klubit kroat, Saner Xhemaili pritet që nga janari të jetë pjesë e Dinamos së Zagrebit, duke hapur kështu një kapitull të ri dhe të rëndësishëm në karrierën e tijPër shumëkënd, kjo është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të ndritur.
Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, Saner Xhemaili mund të bëhet një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar dhe rajonal në vitet që vijnë.
