Kolumna

Republikat Parlamentare për nga qeverisja duhet të dallojnë nga Monarkitë absolute

Shkruan: Ejup Berisha, Politolog

Ku egziston realiteti apo gjendja në të cilat udhëheqësit politik sillen si mbreter absolut ndërsa qytetarët ndjehen si robër. Kjo ndodhë pasiqë të njejtët janë nënshtruar plotësisht nga elitat politike udhëheqëse dhe janë zhveshur totalisht nga pushteti, apo këta janë perjashtuar nga proceset e rëndësishme të vendim-marrjes apo dhe të zbatimit te vendimeve të rendesishme politike.

Nese hulumtojmë mirë e me vendosmeri si dhe i vërejmë mirë e më qartë lëvizje, sjelljet dhe aktivitetet e elitave politike, do ta kemi te qarte se ky realitet është aktual dhe dominant nëpēr shtetet e Gadishullit të Ballkanit. Kështuqë këtu në këtë rajon ka kohë që politikanët sillen si mbretër apsolut ndërsa forma e qeverisjes politike në to është Republikane. Atëher pse kjo përzierje e formave të qeverisjes, apo pse elemente te formës monarkike të qeverisjes janë prezente nëpër Republikat Parlamentare.

Këto duke u bazuar në praktikën e tyre të qeverisjes tani po funkcionojne si mbretëri apsolute ndërsa udheheqësit e tyre politik sot nuk i trashëgojnë postet udhëheqēse politike nga baballarët dhe familjarët e tyre por të njējtët për tu bërë pjesë përbërse dhe aktive e politikës apo më konkretisht që të mund të udheheqin- qeverisin me shtetin dhe institucionet e tija politike këta nga qytetarët kërkojnë vota.

Në Republikat parlamentare nuk sundohet por udhehiqet apo qeveriset me pajtueshmërinë dhe me vullnetin e qytetarëve, ndërsa në shtetet me formë të qeverisjes monarkike udhëheqësit politik vetëmse sundojnë. Atëher pse dikush që mandatin politik e fiton duke u lutur për tu paisur me legjitimitet e merr guximin të sillet më pas si mbret apsolut dhe i njëjti mendon vetëmse për realizimin e dëshirave kërkesave, nevojave dhe interesave të tij si dhe ky pastaj i injoron kërkesat, nevojat, dëshirat dhe interesat e qytetarëve. Demokracia në ato shtete ku ka zgjedhje dhe prej tyre pastaj dalin e instalohen elitat politike në pushtet apo dhe në opozite ajo demokraci përher është përfaqsusese. Në të për legjitimitetin e politikanëve nuk vendos Perendia në bazë të vullnetit të vet por për këtë gjë vendosin njerëzit apo në rastin konkret qytetarët. Prandaj parashtrohet pyetja logjike se pse pas kësaj dikush e merr giximin që ta përvetsoj postin, ta monopolizojë pushtetin apo në aspekt me të përgjithshëm disa mundohen që politikën ta bëjnë pronë të tyre private.

Në Republikat Parlamentare politika dhe qeverisja që dalin prej saj janë qështje publike e nuk janë qështje private. Pastaj në Republikat me sistem Parlamentar të qeverisjes askush nuk guxon te sillet jashta kushtetutës dhe ligjeve pozitive pra në to cdo individ pavarsisht nga pozicioni dhe posti politik dhe shoqëror që e mban duhet të jetë nën Kushtetutēn dhe ligjet e jo mbi to. Sjellja e bartësve të pushtetit jashta kornizave kushtetuese dhe ligjore është e papranueshme, e patolerueshme bile dhe denueshme me dispozitat ligjore. Praktika e përfaqsimit të vetvets apo dhe rregullat me të cilat qeveriset në interes personal dhe rregullat me te cilat qeveriset ne interes më të gjerë apo të përgjithshëm shoqeror dallojnë rrënjësisht mes tyre. Ne qeverisjet monarkike rregullat dhe ligjet jane të personalizuara këto i shërbejnë nevojave dhe interesave të sunduesve apsolut ndërsa në format Republikane të qeverisjes poliitike rregullat dhe dispozitat ligore janë të pergjithshme dhe jopersonale keto duhet ti normojnë dhe rregullojne sjelljet aktivitetet dhe veprimet e elitave politike si dhe të qytetarëve në mēnyrë të përgjithsuar këtu egzistojnë edhe situata ku sjelljet, aktivitetet dhe veprimet e individëve rregullohen në menyra të vecanta por me këtë rast nuk i jepen privilegje dhe përparsi askujt në shtet. Prandaj politikanët e Republikave Parlamentare duhet tu kthehen formave republikane të qeverisjes dhe tē njëjtët të heqin dorë nga prakitika e sjelljes dhe format e sundimit në pushtet me rregulla dhe metoda monarkike.