VIDEO/ QYTETARËT E PALLÇISHTIT E TURPËROJNË KRYETARIN E BDI-SË, I KËRKOJNË T’U KËRKOJË FALJE PËR PREMTIMET E PA MBAJTURA
Qytetarët e Pallçishtit ditën e djeshme janë ngritur në protestë pasi që prej marrjes së detyrës kryetari Bogovinës, Besnik Emshiu, nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna gjatë fushatës.
Banorët kanë kërkuar ujë të pijshëm, pasi në këtë zonë mungon, vende pune dhe një jetesë më të mirë për ta., shkruan news33.tv
Gjithashtu ata i kanë kërkuar Emshiut që t’u kërkojë falje për premtimet e pambajtura. Kjo protestë është shoqëruar dhe me momente tensioni ku nuk kanë munguar as forcat e policisë./News33.tv