May 10, 2024
Maqedoni

Partia shqiptare bllokoi punën e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut

Deputetët e Alternativës kanë refuzuar të sigurojnë kuorum për fillimin e senacës kuvendore, sepse kryeministri Kovacevski nuk ka emëruar kuadro veçmë të dakorduara nga partia e Afrim Gashit, kurse kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tashmë disa muaj zvarrit seancën për zgjedhjen e Hysni Ismailit nënkryetar të Kuvendit nga radhët e Alternativës, shkruan gazeta Slloboden Peçat.
Kjo sjellje ka hidhëruar Alternativën dhe deputetët e saj nuk janë futur në Kuvend, keshtu që seanca e fundit nuk ka munudur të fillon.
Xhaferi fillimisht e ka ndërpre seancën dhe është kanosur se do të konvokon seancë për shpërbërje të Parlamentit “nëse disa deputetë nuk e dinë ku e kanë vendin”.

Mosmarrëveshjet ndërkohë janë tejkaluar mes Gashit dhe kryeministrit Kovaçevski dhe emërimet e kuadrove të Alternativës pritet të ndodhin së shpejti, kurse Ismaili pritet të votohet deri në fund të kësaj jave.

Hysni Ismaili është në shënjestër të nacionalistëve maqedonas dhe politikanëve shqiptarë në Maqedoni që i takojnë shkollës së vjetër jugosllave, për shkak se si ish ministër i Kulturës në vitin 2019 ndau 45 përqindëshin historik për kulturën shqiptare, që deri atëherë nuk tejkalonte 6-7 për qind.
As pas largimit të tij nga posti i ministrit të Kulturës kjo për qindje nuk është përsëritur për së afërmi, kurse funksionarët shqiptarë në këtë ministri pas vitit 2019, në vend se të marin hapa konkret për ndërprerjen e diskriminimit të Kulturës shqiptare, vetëm ankohen në facebook.

Ndërkohë, kryetari i Alternativës Afrim Gashi i shoqëruar nga Hysni Ismaili, dje është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir. Prezenca e Ismailit ka nxitur qarkullimin e informacioneve në kuloare mediatike se takimi ka pasur të bëjë mes tjerash me tejkalimin e gërçit politik në Qeveri edhe pse në kumtesën e lëshuar nuk vërehet ndonjë korelacion në këtë kontekst.

“Në këtë takim miqësor, Ambasadori Geer e përgëzoi kryetarin Gashi për suksesin e hapjes së negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe e përshëndeti rolin konstruktiv që ka pasur Alternativa në këtë proces dhe në arritjen e këtij suksesi.
Kryetari Afrim Gashi e falënderoi Ambasadorin Geer për vizitën, duke shprehur po ashtu falënderim edhe për mbështetjen e madhe që ka dhënë bashkësia ndërkombëtare, në këtë rast Delegacioni i BE-së, në arritjen e momentit për hapjen e bisedimeve zyrtare me BE-në.
Të dyja palët u dakorduan që kjo rrugë tashmë ka marrë të mbarën dhe se synimi i Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtar i plotfuqishëm i BE-së nuk resht”, thuhet në njoftimin e lëshuar pas takimit.