April 28, 2024
Maqedoni

Çun Lajçi: Lloga është si Albini, mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!

Mos u dorëzo Krenar i krenarisë sonë!
Krenar Lloga, politikan i profilit t’Glaukut madje edhe
t’Albinit, i vendosun, krejtësisht vetvetja, kokë që s’thehet
leht, thellësisht i lidhun me vuejtjet e t’burgosurve
shqiptarë që mbahen padrejtësisht në kazamatet maqedone!
Po shkruej, ngaqë më nxitën ca portale e pak televizione,
të cilave nuk iu shkoi për shtati, (madje as për shtrati),
kërkesa e struganit si Ministër drejtësie, që t’shqyrtohet
kerkesa e tij per amnestimin e të burgosurve!
Thashe
Sa t’mjere jemi, ne grushti i vogël i shqiptarëve, sa inatçor
e t’përçame n’trojet tona shekullore!
– Në vend që t’përkrahet me ngulm Krenari e t’jemi krenar
për guximin e tij prej ministri, ne ia thejme krahët me budallakite e inferioritetit!
Nji grusht jemi por mjerisht edhe ate grusht e thejmë
n’hundet tona, jo n’hundet e xhelatit!
Krenar Lloga, une ndjehem krenare me iniciativen tande
por krenare e krah do t’duhej t’ishin edhe bashkëkombasit
e mi n’Iliridë!
Mos u dorëzohe Krenar i krenarise sonë!
Cyrih, 04.11.2023