Refuzohen ankesat e partive politika maqedonase për Çashkën. Këtë komuna në katër vitet e ardhshme për herë të parë do ta drejtojë një shqiptar. Kandidati i AKI-së Suat Shaqirov konfirmohet si fitues në këtë komunë, përballë dy kandidatëve të VMRO-së dhe LSDM-së.

Banorët e Çashkës, të kryesuar edhe nga vet kryetari në ardhje Shaqirov udhëtuan 70 kilometra për të ndjekur situatën në KSHZ-. Ata mirëpritën vendimin për refuzimin e ankesave

LSDM-ja tërhoqi ankesat e saj për Çashkën, menjëherë pasi KSHZ-ja hodhi poshtë ankesat e partisë në pushtet VMRO DPMNE-së. Në zgjedhjet e 19 tetorit kandidati i AKI-së Suat Shaqirov mori 2322 vota, apo 50,71%. Kundërkandidatët e tij Goran Stojanovski i LSDM-së dhe Dejan Andonovski, bashkë kishin 2174 vota. /Alsat.mk

sqShqip