Minj me madhësinë e një maceje janë shfaqur në disa pjesë të Shkupit. Në një video të shpërndarë nga “Sloboden Peçat” vërehen brejtës rreth ndërtesës së Qeverisë, përcjell TV21. Kjo vjen pasi Shkupi për ditë të tëra është i mbuluar me mbeturina për shkak të kontejnerëve të pastruar. Sipas mikrobiologut dhe epidemiologut Nikolla Panovski, Shkupi për momentin paraqet një “bombë me sahat” për epidemi.
Panovski paralajmëroi se bollëku i ushqimit për brejtësit mund të çojë në shumim masiv – mesatarisht nga 10 të vegjël për çdo kafshë – dhe se pasojat do të ndihen edhe pas pastrimit. Ai apeloi te Qeveria dhe institucionet kompetente që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe të nisin dezinfektim urgjent dhe masa për kontrollin e brejtësve. Panovski paralajmëroi se edhe nëse qyteti pastrohet për 72 orë, pas 20 ditësh mund të shfaqen mijëra brejtëse me numër të madh pasardhësish, gjë që do të krijonte rrezik shtesë për shëndetin publik.
Sipas mediave, minjtë sulmuan edhe një fëmijë 10 vjeç.