Maqedoni

Skandali në “Zhan Mitrev”, Taravari: Kërkoj që të nis menjëherë hetimi i këtij rasti kriminal

Skandali në “Zhan Mitrev”, Taravari: Kërkoj që të nis menjëherë hetimi i këtij rasti kriminal

Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari kërkon të nis menjëherë hetimi ndaj rasti me klinikën “Zhan Mitrev”, të cilën e cilëson si rast kriminal.

“Një skandal i përmasave të tmerrshme ka tronditur shtetin tonë. Disa qytetarë denoncojnë publikisht klinikën Zhan Mitrev që ka kryer eksperimente të paligjshme me pasojën vdekjen drejt disa pacientëve të cilët tashmë janë të vdekur! Reagimi i klinikës ka qënë absolut cinik dhe arrogant!!! Nuk ka ftuar Asnjë organ përkatës për investigim por kanë akuzuar se këto “llafe” po hapen për të errësuar suksesin e tyre!!! Me pak fjalë duket se klinika thotë se edhe njerëzit kanë vdekur nga inati që kanë ndaj “famës” së klinikës Zhan Mitrev!!! Kërkoj që të nis menjëherë hetimi i këtij rasti kriminal! Menjëherë!”, shkruan Taravari në rrjetet sociale.

Ndryshe, ky skandal i publikuar nga Laboratori për gazetari hulumtuese “IRL” drodhi shtetin me faktet se gjatë pandemisë, pacientët ishin detyruar t’i nënshtroheshin filtrimit të gjakut si terapi anti-kovid, e paguar deri në 5 mijë euro, duke pretenduar jetën e re.

Por, kjo sipas kërkimit të IRL, ka qenë një studim i jashtëligjshëm i klinikës, që ka infektuar shumicën e pacientëve me baktere vdekjeprurëse. Një ditë më pas, Prokuroria publike hapi lëndë, megjithëse në sirtarët e prokurorisë, prej muajsh qëndronin të paktën kallëzime penale nga familjarët e vetë pacientëve.

Sipas hulumtimit të IRL-së, vdekshmëria e treguar në klinikën Zhan Mitrev, është më e lartë se sa ajo nga klinika infektive shtetërore, edhe pse numri i të shtruarve duke marrë në krahasim klinikat, ka qenë dukshëm më i ulët se sa në klinikën shtetërore.

Studimi tregoi se njerëzit, duke pritur garancinë e jetës, kanë paguar nga 12 mijë euro e lart, ndërkohë që fitimet e klinikës, në dy vitet e kovid, ishin regjistruar 17 milion euro, duke e dyfishuar fitimin e tij.