Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës revolucionare maqedonase, u dërgoi një mesazh urimi qytetarëve me mesazh për ta vazhduar rrugën revolucionare, jo me armë, por me një urtësi revolucionare, dituri revolucionare dhe me reforma revolucionare.

“Ju përgëzoj për 23 tetorin, Ditën e Luftës revolucionare maqedonase, kur me krenari kujtojmë rolin madhështor historik të organizatës revolucionare maqedonase, mbi shpirtin dhe veprën e së cilës mbështetet shtetësia maqedonase. Ju kam kujtuar shumë herë se jeta në liri, paqe dhe demokraci në shtetin tonë kombëtar nuk na është dhënë, por është fituar dhe zgjedhur nga paraardhësit tanë, revolucionarët maqedonas. Nuk është rastësi që Republika, në nenin 36 të Kushtetutës, u garanton të drejta të veçanta atyre që luftuan për identitetin e popullit maqedonas dhe shtetësinë e tij në luftërat nacionalçlirimtare për Maqedoninë”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova.

Shënimi i 23 tetorit, Ditës së Luftës revolucionare maqedonase, siç thekson presidentja, është një kujtesë për detyrimin tonë për ta çmuar dhe vazhduar veprën e shenjtë revolucionare përmes kujdesit dhe mbrojtjes së parimeve të përjetshme humane.

sqShqip