Procesi i Berlinit mbetet mekanizëm kyç për bashkëpunimin rajonal, ka deklaruar ministri për eurointegrime Orhan Murtezani, i cili ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, që u takua me kryeministrin britanik, Kir Starmer.

“Procesi i Berlinit mbetet mekanizëm kyç për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik dhe harmonizimin me standardet evropiane.
Në samitin në Londër, konfirmohet mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të ndërlidhur, si dhe për perspektivën evropiane të rajonit.
Për ne ky proces do të thotë mundësi konkrete për investime, infrastrukturë më të mirë, transformim të gjelbër dhe digjital”, ka shkruar Murtezani pas takimit.

sqShqip