Kjo është ambasadorja e re e Serbisë në Maqedoni
Vuçiq e emëroi Nevena Jovanoviq për ambasadore të re të Serbisë në Maqedoninë e Veriut
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot lëshoi dekretin për emërimin e Nevena Jovanoviq në postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë të Veriut, njoftoi portali beogradas i biznesit “eKapija”.
Jovanoviq vjen në këtë pozitë nga pozita e zëvendësndihmëse ministre për Bashkëpunim Bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë.
Ambasadores aktuale të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Serbisë në Shkup, Dushanka Divjak Tomiq, mandati i përfundoi vitin e kaluar në shtetin tonë.