Bujar Osmani nuk do të tërhiqet nga politika pas humbjes në Çair, e kete si duket ne menyre indirekte e ka paralajmeruar ne rrjetet sociale.

Osmani reagon në Facebook pas raundit të parë të zgjedhjeve, duke theksuar përgjegjësinë politike që mban dhe duke përgëzuar fituesin, por njëkohësisht duke shprehur shqetësimin për sjelljen e disa eksponentëve të koalicionit VLEN.

Në postimin e tij, Osmani theksoi se e mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë fushatës.

Por arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme.
Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit.
Me 117 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve.
Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve.
Fyerjet ndaj tij nuk janë shenjë force politike, por shenjë dobësie morale.
Këto sulme të ulëta kanë një qëllim , të sjellin demoralizim para raundit të dytë,
por do të ndodhë e kundërta:
BASHKIM dhe VENDOSMËRI.
Shqiptarët dhanë mbështetje masive në raundin e parë, dhe në raundin e dytë duhet ta konfirmojmë kush e mban realisht vullnetin e tyre politik.
AKI mbetet zëri i shqiptarëve, ndërsa Ali Ahmeti , shtylla e tyre morale dhe ideore.
I ftoj të gjithë shqiptarët në raundin e dytë ta konfirmojmë këtë me dinjitet dhe masivitet.

sqShqip