Në margjinat e Konferencës së nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, në Londër realizova takim me ministrin shtetëror për Evropë, Amerikë Veriore dhe territoret përtej detit të Mbretërisë së Bashkuar, Stiven Doti, njoftoi ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimor në kuadër të partneritetit tonë strategjik, si dhe për rëndësinë e Procesit të Berlinit në përforcimin e ndërlidhjes rajonale dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Mbështetja britanike në reformat kyçe, në periudha të krizës dhe më shumë se 160 projekte përmes fushave të ndryshme, dëshmon për miqësinë e qëndrueshme në mes dy vendeve tona.

Mbretëria e Bashkuar mbetet partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, ndërsa procesi i Berlinit është urë lidhëse drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, theksoi Murtezani.

sqShqip