UEFA, Shkëndija më e mira nga Maqedonia
UEFA shpalosi listën e re të skuadrave, në të cilën janë edhe klubet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e Shkëndijës është më e mira nga Maqedonia në garat evropiane dhe aktualisht mban pozitën e 133, me koeficient 9.00. Pas skuadrës tetovare është Vardari me koeficient 4.00, që mban pozitën e 288-të.
Pas tyre rreshtohet FC Shkupi në pozitën e 329 me koeficient 3.00, ndërsa pas tij janë Sileksi, Rabotniçki dhe Renova, Makedonija Gj.P., Akademia Pandev dhe Pelisteri. Ndryshe skuadra më e mire, sipas UEFA-s dhe në bazë të koeficientit, është Bajern Munihu me 134.00.