Homazhe në Sllupçan për dëshmorin Harun Kasumi
Sot, në orët e pasditës në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Sllupçan të Komunës së Likovës, iu bënë homazhe dhe nderime dëshmorit të luftës së vitit 2001, Harun Kasumi, i cili 21 vite më parë ra në altarin e lirisë. Në homazhe morën pjesë ish ushtarë të UÇK-së dhe banorë të Sllupçanit dhe komunës së Likovës.
Kasumi ra dëshmor në altarin e Lirisë më 26 maj 2001, gjatë luftimeve të ashpra mes UÇK-së dhe forcave maqedonase.
Edhe pse ishte në moshë të re, Kasumi ishte ushtar mjaft i dalluar, duke u angazhuar edhe në operacionet më të komplikuara ushtarake.