Maqedoni

Sela në “Utrinski Brifing”: BDI po formon degën partiake të bixhozit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një intervistë për “Utrinski Brifing” është shprehur kundër Ballkanit të Hapur sepse sipas tij, Maqedonia nuk duhet të ketë alternativë tjetër përpos Bashkimit Evropian.

Ai është shprehet se bojkoti në Parlament është e drejtë legjitime e VMRO-DPMNE-së.

“Ne para disa javëve dolëm me agjenda sipas të cilave od të punojmë. Njëra prej iniciativave tona është ndryshimi i ligjit për lojërat e fatit me atë që kazinot do të largoheshin nga shkollat dhe objektet fetare dhe do të zhvendoseshin në hotele me pesë yje. Ata thonë se nuk ka hotele të tilla, ne përgjigjemi se ata që janë të interesuar mund të investojnë dhe të bëjnë hotele të tilla në vend se të investojnë jashtë vendit”, thotë Sela.

Ali Ahmetin Sela e konsideron si një gënjeshtar të madh politik i cili në zgjedhje shkon me gënjestra të mëdha.

“Për shembull, kur tha se do të ketë kryeministër shqiptar. Neve nuk na duhet kryeministër shqiptar, me emër dhe mbiemër shqiptar, por dikë që na i zgjidhë problemet. E ardhmja e Maqedonisë nuk qendiset nga Reçica e Vogël apo Zajazi. Nëse duam të matemi, duhet të shohim çfarë është investuar. Atje, qendiset korrupsioni, qendisen gjykatësit dhe prokurorët, dhe po, BDI duhet të shkojë në opozitë. BDI po bëhen bixhozxhinjë dhe duan të formojnë firmë e cila do të bënte lotari shtetërore e cila do të ishte si degë e BDI-së. Prej këtu është e qartë se nuk kemi shtet juridik”, thotë Sela.

Sa i përket lapidarit në Sllupçan, Sela shprehet se njerëzit kanë nevojë për kanalizime dhe rrugë, por edhe për kulturë, folklor dhe përmendore, e këtyre gjërave nuk duhet t’u jepet notë etnike.

“Nuk është Ali Ahmeti ai që Mickoski mendon se është, e kështu ia ngritë rejtingun. Në kulturën e shqiptarëve ka zero investime. Nuk mundet Marëveshja e Ohrit të jetë fjala e parë në çdo ankesë, e t’i trajtojmë ata që e kanë sjellë dyfish. Fëmijët e “branitellave” kanë të drejtë falas të studiojnë në Universitetin e Tetovës, ndërsa fëmijët e luftëtarëve të UÇK-së të cilët u angazhuan për legalizimin e të njejtit universitet, nuk e kanë këtë të drejtë”, thotë Sela.