May 10, 2024
Lajmet e reja

“Shqiponjat e Sllupçanit” u kthyen me shpërblime nga Tirana

U mbyll me sukses edicioni i 17 i Festivalit Folklorik Ritet Pranverore organizuar nga Njësia Administrative Krrabë , Ansambli Folklorik Visaret e Krrabës edhe nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj ku preformuan në skenën e hapur rreth 200 artistë nga Kosova Shoqeria artistike Tingujt e Vendlindjes Kaçanik Ansambli Zëri i Kosovës Fushë Kosovë , Ansambli Ana Mora Viti , Kosovë , Ansambli Jeta e re Sllupçan Likovë Maqedonia e Veriut , Shoqeria Artistike Kulturore RAPSHA , Tuz Mali i ZI Berati Elbasani Tirana etj. Me pjesemarrjen e veçantë të një delegacioni kulturor te nivelit të lartë nga Maqedonia e Veriut i kryesuar nga zv. Ministri i Kultures z. Daim Luçi nga Kryetari i Komunës Likove z. Erkan Arifi . Mysafir kishim edhe Nën Kryetarin e Komunës Presheve . Si edhe Kryetarin e Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi , Deputeti i Parlamentit Shqiptar Xhemal Qefalia ish Adminiatratori i Njësisë Adminiatrative Krrabë një nga Drejtuesit më të mire qe ka pasur Krtaba nder vite Alfred Brahja ,Drejtoresha për Kulture Rini e Sport në Bashkinë Kuçovë, Administratori i Njësisë Administrative Kozare Kuçovë .përfaqesues nga Drejtoria për Kulture Rini e Sport Komuna Kaçanik Kosovë . Si edhe shumë përfaqsues të artit e të Kultures sonë Kombëtare . Pas një panairi agro ushqimore organizuar nga Njësia Administrative Krrabë ku u paraqitën prodhimet e zonës në pemtari e kulinari rradha i erdhi hapjes së Festivalit ku u hap me Himnin Kombëtar Shqiptar më pas në emer të Grupit organizator të Festivalit fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i Festivalit z. Ilir Selba , i cili ju uroi 12 Grupeve Folklorike me rreth 200 Artistë mirëseardhjen në Festival . Para fillimit të Festivalit oraginizatoret kishin menduar të nderonin ata qe kanë marre pjese nder vite në Festival duke inderuar me titullin nderi i Festivalit , 1 Eqerem Tuga pas vdekjes ish themelues edhe drejtues i Ansamblit Shqiponja , 2 Shefki Halimi pas vdekjes artistin vrituoz nga Lugina e Preshevës i cili ka marre pjesë në mbi 10 edicione .3 Selman Kaja edhe Kujtim Pone nga Kucova aktualisht pjese e grupit Folklorik Tradita Folklorike Kozare Kuçovë , nderuam me këtë Titull edhe këngëtarin rapsodin e njohur pjese e Grupit Shpltimi Medvegje z. Xhejmali Berisha , nderuam e dhe z. Nderim Mara e Baftjar Çera. Titujt e lartë i dorzoi Administratori i Njësisë Krrabë z Lorenc Isufi . Nën moderimin e znj Mira Qatipi vazhdoi konkurimi e Grupeve edhe i Ansambleve Folklorike ku konkureca ishte mjaftë e madhe ,në funde Juria e Festivalit e përbëre nga Prf. Ermir Dizdari Mjeshtër i Madh , Prf. Enver Shengjergji Mjeshter i Madh . Znj Gëzime Sinani ndau çmimet për individët edhe Grupet më të mira të Festivalit . 1. Çmimi Sadik Baxhaku shkoi për Jehonën Shqiptare këngëtarin Hysni Hoxha . 2. Çmimi Muharrem Bakalli shkoi për këngëtarin nga shoqeria kulturore artistike Jeta e Re Sllupçan Maqedonia e Veriut ,.3. Çmimi i Karrieres shkoi për SH.KA. Tingujt e Vendlindjes Kaçanik .4. Çmimi i Publikut shkoi për Ansamblin Shqiponja Tiranë. 5 . Çmimi i Trete shkoi për Ansamblin Zeri i Kosovës Fushë Kosove , Ansamblin Shqipet Vallazojnë Kamëz si edhe SH.K.A. Rapsha Mali i Zi .6. Çmimi i Dyte shkoi për Ansamblin Dance Plus Elbasan .si edhe për Ansamblin Jeta e Re Sllupçan Komuna Likovë Maqedonia e Veriut .7.Çmimi i Pare shkoi për Ansamblin Folklorik Tradita Folklorike Kozare Kuçovë . Ndersa Çmimi i madh Kupa e Festivalit shkoi për Ansamblin Ana Morava Viti Kosovë.
Po ashtu u ndanë edhe çmime edhe mirënjohje të veçanta për Grupet edhe individë të veçante si çmimi Special për Kostumografinë më të mirë shkoi për SH.K.A. Rapsha për Xhubletën Shqiptare.Çmimi këngëtari më i mirë shkoi për Shoqërinë artistike Komorani Komoran Kosovë . Valltarja më e mirë shkoi për Ansamblin Shqipet Vallzojnë . Çmimi valltari më i mirë shkoi për Ansamblin Shqiponja Tiranë .Çmimi Instrumentisti më i mitë shkoi për Tingujt e Vendlindjes Kaçanik . Kupën e Festivalit e dorzoi Kryetari i Komunës Likove Z. Erkan Arifi sëbashku me Administratorin e Njësisë Krrabë Z Lorenc Isufi . Vlen te përmendim vetëm një fakt qe kur televizionet Shqiptare megjëthëse paguhen me taksat tona nuk e moren mundimin fare për te dhenë qoftë edhe një njoftim të thjeshte , ndera Televizizoni Festina Kosovë pëtgatiti një Kronikë të gjatë jo vetëm me pjeset e festivalit por edhe me intervista si Administratorin e Njësisë Krrabë z. Lorenc Isufi Kryetarine Qarkut Tiranë z. Xhemal Qefalia. Kryetarin e Jurisë prf Ermir Dizdarin Drejtorin e Festivalit si edhe i bëri një reklamim panairit të organizuar. Në fund të gjithe kaluam një drekë Festive e shtruar nga z. Adriatik Kupi. Urojmë te takohemi përsëri në Edicionet e ardheshme.