Maqedoni

Maqedonasit kërkojnë postin e presidentit në Shqipëri me moton: Pse jo!

Kryetari i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, AMIE, Vasil Sterjovski për televizionin MCN, i pyetur në lidhje me propozimin e partisë që një maqedonas të jetë kandidat për shef të ardhshëm të shtetit, bën krahasim me zgjedhjen e Dritan Abazoviq për kryeministër të Malit të Zi.

“Pse jo. Prej më parë e kemi rastin me zgjedhjen e kryeministrit të Malit të Zi, një shtetas malazez me preardhje shqiptare i cili lufton për vendin e tij, për demokracinë e Malit të Zi. Pse të mos votohet nga deputetët e Parlamentit të Shqipërisë një kandidat i tillë, prof.dr. Kimet Fetahu, u përgjigj Sterjovski.