May 3, 2024
Maqedoni

Përleshje fizike dhe plagosje me armë në Bukoviq, arrestohen 10 persona!

Ministria e Punëve të Brendshme, ka raportuar për një rast ku ka pasur përleshje fizike mes 4 personave dhe është plagosur një person tjetër në fshatin Bukoviq të komunës së Sarajit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe si pasojë, janë arrestuar 10 persona.

“Më 30.04.2021 zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Gjorçe Petrov kanë arrestuar 10 persona, duke vepruar ndaj denoncimit sipas të cilit, në ora 20:45 në fshatin Bukoviq ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike mes J.A.(22) dhe S.A.(27), që të dy nga fshati Raoviq nga njëra anë, dhe I.P.(57) dhe R.P.(30) që të dy nga fshati Bukoviq nga ana tjetër. Pas kësaj, të njëjtit kanë shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për sanimin e lëndimeve. Rreth orës 21:20 disa persona nga familja e J.A. dhe S.A. nga fshati Raoviq, kanë ardhur në oborrin e familjes së I.P. dhe R.P. dhe kanë gjuajtur me armë drejt L.P.(25), biri i I.P. i cili ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në SPQ “8 Shtatori””, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personat e arrestuar kanë qëndruar në stacion policore dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TV21