Shqiptarë të Maqedonisë për hajr na qoftë kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi
Shkruan: Ejup Berisha
Ne Mal të Zi u zgjodh Kryeministri i ri, ai është shqiptari Dritan Abazovic. Atje u tha shkurt e u bë shumë shpejtë Kryeministri i cili flet shqip, ndërsa te ne u tha shumë gjatë se do të bëhet dhe nuk u bë shefi i parë i Qeverisë shqiptar. Thuhet se nga e thëna në të bërë ka një det të tëre e te ne si duket kemi tre Oqeane në mes asaj që thuhet se do te behet dhe asaj që bëhet me të vërtetë. Bërja e Kryeministrit në Mal të zi është mësim se ai nuk bëhet me fjalë dhe vetë por se ai duhet të bëhet me vepra.Por bërja e Kryeministrit të parë shqiptar në Mal të zi e ka një njollë sepse ai është plaxhiat ide e vjedhur nga ne këtu në RMV. Kjo na bën të lumtur dhe krenar sepse me të ne jemi eksportues të ideve progresive dhe të mencura politike edhe jashta teritorit të shtetit tonë. Në Mal të zi u bë Kryeministri por të njejtët nuk kishin ide se mund ta bënin, sigurisht se pa qenë ne këtu atyre as nuk do tu shkonte ndërmend që ta bënin Kryeministrin shqiptar. Ata e bënë të njëjtin por ne na ngeli ideja për ta bërë, kështu në bazë të saj ne mund ta bëjme kur të duam Kryeministrin e parë shqiptar e ata në Podgoricë nuk do të mund ta bëjnë më se e bënë tani.
Në Mal të Zi nëse e bëjnë edhe njëher kryeministrin ai më do të jetë i dyti e nuk do të jetë asnjëher më i pari, ndërsa ekskluzivitetin për ta bërë kryeministrin e parë shqiptar e kemi vetëm ne këtu në RMV. Se kur do ta bëjmë ne atë nuk është më me rëndësi, a e bëjmë pas 50 vitesh apo pas një shekulli e rëndësishme është se ai për ne përher do të jetë kryeministri i parë shqiptar këtu në RMV. Edhe pse mos u befasoni nëse i njëjti niset për Kryeministër dhe i njëjti bëhet Kryetar i Shoqatës së gjuetarëve ose Shef i shoqatës së penzionistëve të RMV-së.