Gashi: Kisha dashtë të largohem nga politika, por nuk më lë amaneti i shokëve, miqve dhe aktivistëve
Kryetari i Alternativës i ftuar në “Rruga drejt…”, tha se me plotë dëshirë do të ishte larguar nga politika, por siç u shpreh ai nuk mund të tradhtoj amanetin e shokëve, miqve dhe aktivistëve të tij. Andaj la hapësirë të kuptohet se ai edhe më tej mbetet aktivë në skenën.
“Personalisht shumë do të kisha dashur të largohem nga politika, por kam një detyrim, një amanet të shokëve, miqve, aktivistëve, të cilët nuk dua t’i tradhtoj asnjëherë. Derisa ata do të kërkojnë të qëndroj në një pikë, unë do të qëndroj i gjallë apo vdekur aty. Derisa shokët, miqtë, dashamirët më kërkojnë një gjë të tillë, unë do jem aty. Unë jam në këtë subjekt për hire të një kauze, për hire të një ideje, për hire të promovimit të disa vlerave dhe sa të jem gjallë do t’u kontribuoj atyre vlerave, pavarësisht pozitës time politike”, tha Gashi.
Në kohë krize politikanët e kanë të detyrueshëm bashkëpunimin
Kryetari i partisë Alternativa i ftuar në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të subjekteve politike në kohë krize për shtetin. Ai me këtë rast nënvizoi krizën ekonomike dhe mirëqenien sociale të qytetarëve duke theksuar se betejën ideologjike duhet lënë për më vonë, shkruan Alsat.
“Derisa anija është duke u përballur me fortuna të mëdha dhe erëra të fuqishme në dete dhe oqean, për ne është me rëndësi që anija të vij në breg. Do të thotë ta tejkaloj krizën si shtet që e kemi në fazën e tranzicionit, ti vendosim punët në një binar e pastaj mund ta bëjmë edhe betejën e pastër ideologjike. Por në këtë kohë kur njerëzit kanë probleme me ,varfërinë, kanë problem se si ta kalojnë muajin me muaj, ju mungojnë rrogat, po i shihni gjithë këto greva që po bëhen nga sektorë të ndryshëm, krejt kjo flet se shteti është në një krizë të thellë ekonomike dhe të mirëqenies sociale. Andaj mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve politikanët e kanë të detyrueshëm bashkëpunimin, dhe këtë po e bën Alternativa”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.
A e keni tradhtuar Selën? Ja si përgjigjet Afrim Gashi
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi nuk parapëlqen të kthehet pas dhe të diskutoj për të kaluarën, kështu në mënyrë indirekte në një far forme i shmanget dhe përgjigjes nëse e ka tradhtuar apo jo Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët. Gashi madje thotë subjekti i tij politik dëshiron të lerë derën e hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen, duke nënvizuar se nuk është koha për luftë politike, shkruan Alsat.
“Në asnjë mënyrë, nuk përdorim terme të tilla, nuk është pjesë e fjalorit tonë…Çfarë ka ndodhur ndërkohë, edhe ju edhe qytetarët me një analizë sipërfaqësore të veprimeve politike që kanë ndodhur në skenë mund ta gjejnë përgjigjen. Por Alternativa nuk dëshiron të kthehet në të kaluarën, ne duam ta lemë derën e hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen, kemi nevojë për njëri tjetrin dhe nuk kemi nevojë për luftë me njëri tjetrin, unë nuk e shoh politikën si veprim që duhet të luftohet një subjekt tjetër. Po ne duhet ta dëshmomë se kush jemi ne dhe për çfarë ne angazhohemi. Jo ta nximë kundërshtarin, apo oponentin apo dikë që mendon ndryshe. Unë mendojmë se kjo qasje në rast se fillon të implementohet nga të gjitha subjekte mendoj se do jetonim në një klimë politike krejt tjetër, por fatkeqësisht ende nuk jemi gati si shoqëri që të pranojmë një kurs të atillë politikë”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës./Alsat.mk
Gashi: Ne jemi shumë larg drejtësisë
Kreu i Alternativës Afrim Gashi shprehet i prerë se gjyqësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut lë shumë për të dëshiruar dhe se ky vend është shumë larg drejtësisë. I pyetur nëse din ndonjë zyrtar të BDI-së i cili është dënuar në bazë të drejtësisë, ja si përgjigjet.
“Nuk di, po kjo…unë nuk dua të futem te kjo pjesa e gjykatës dhe prokurorisë se si ngritën, akuzat dhe paditë, si përfundojnë proceset gjyqësore. Tash nëse mendoni se unë do ti amnistoj dhe do të them se gjithçka është në rregull, nuk do ta bëj këtë punë, se unë mendoj se gjyqësia në Maqedoni lë shumë për të dëshiruar dhe ne jemi shumë larg nga drejtësia në këtë vend”, u përgjigj Gashi. Alsat.mk