Maqedoni

Afrim Gashi thirrje që të votohet Shaip Kamberi

Afrim Gashi kryetar i partisë Alternativa ju ka bërë thirrje qytetarëve të Bujanocit që të votojnë për Shaip Kamberin. Gashi shkruan në rrjetin social facebook se tani është mundësia që shqiptarët të mobilizohen me qëllim që Kamberi të bëhet deputet në kuvendin e Serbisë.
Votoni për Shaip Kamberin!
Votoni për deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Votoni nr. 16
Të dashur shqiptarë të Bujanocit, tash kur është krijuar mundësia e rivotimit në një vendvotim në qytetin tuaj, ju lutem të gjithëve që votoni në atë pikë, të mobilizoheni dhe të mos lejoni as edhe një votë pa shkuar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Shaip Kamberi nuk është më emri që përfaqëson një subjekt, një opsion ose vetëm një koalicion. Ai është emri i përveçëm i shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë.
Prandaj, sot – më 28 prill – secili që e ndjen veten shqiptar dhe ka të drejtë vote në këtë vendvotim, le ta votojë nr. 16 dhe z. Shaip Kamberi, sepse vota e tij dëshmon për praninë shqiptare në Luginë.
Bujanoci e ka radhën të na e mbajë leksionin e flamurit shqiptar të Shaip Kamberit!
Votoni për Shaip Kamberin!
Votoni për deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Votoni nr. 16