April 28, 2024
Maqedoni

Snopçe: Diskriminimi i nxënësve të Medresesë duhet ndalur (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe nga Kuvendi i është drejtuar Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, duhet të merr parasysh dhe se diskriminimi i nxënësve të Medresesë duhet ndalur sepse atyre u mohet e drejta pas përfundimit të shkollës së mesme të Medresesë regjistrimi në Universitete pasi diploma e Medresesë nuk pranohet nga shteti ynë përcjell AlbMania

“Dua të prek dhe një çështje tjetë z. Ziberi si Avokat i Popillit, ne kemi një problem real në shtetin tonë me nxënësit e Medresesë, maturantët e Medresesë, ne i kemi lënë që Medresetë të funksionojnë vet që është në rregull. Vijnë nxënësit e kryejnë shkollimin e mesëm dhe pas kryerjes së shkollimit të mesëm detyrohen që të ndalen me përsoshmërinë e mëtutjeshme me shkollimin e tyre. Ne kemi shumë raste dhe personalisht kam kontaktuar me shumë prej tyre, të cilët dëshirojnë të regjistrohen në Universitete por për fatkeqësisht pasi diploma e Medresesë nuk pranohet nga shteti ynë atëherë ata e humbin të drejtën të regjistrohet në fakultet. Ky është një problem serioz ky shtet nuk guxon që të mos lejon edhe nxënësit repsektivisht maturantët e Medresesë të cilët kanë kryer shkollën e Medresesë që mos vazhdojnë me profesionalizimin e tyre të mëtutjeshme të studjonë në fakultete të marrin diploma fakultetesh.”, theksoi Snopçe.

Snopçe më tej theksoi se Medreseja është një drejtim fetar gjithsesi por drejtimi fetar nuk duhet të jetë pengesë edhe për përsoshërin profesionale edhe në lëmit e tjera të dalin jurist, ekonomist, inxhinjer etj./AlbMania.info/