Maqedoni

Deklarata e fuqishme e ekspertit të sigurisë: Kurti, Osmani dhe Konjufca të ngrejnë padi për tradhti kombëtare ndaj Thaçit e Mustafës për Asociacionin

Nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, po kërkohet që të bëjën padi për tradhti kombëtare kundër Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Kjo për shkak se ata nënshkruan Asociacionin në Brukesel me Serbinë.

Këtë po e kërkon ish-zëvendësminsitri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Tërnava shprehet se me qeverisjen Kurti kanë nisur të ju binë të gjitha maskat atyre që Kosovën e sollën në këtë gjendje të mjerë.

Kjo sipas tij ndodhi me mënyrat e qeverisjeve të tyre kriminale, e që të vetmin qëllim e kishin pasurimin e tyre, dhe me forcën që e fituan pasluftës.

“Ata me dominimin e tyre autoritar të frikshëm kishin krijue shërbime të rrezikshme edhe kërcënuese dhe vrarë njerëz që iu pengonin dhe i konsideronin si të rrezikshëm për ta, i përvetësuan institucionet shtetërore dhe i punësuan njerëzit e tyre të afërm si të besuar të tyre edhe pse me diploma false sa për sy e faqe. Historia e lavdisë së turpit të tyre tashmë po mbaron dhe kështu me vonesë, por shumë sigurt po ju hiqen të gjitha maskat, atyre ish pushtetarëve të shantazhuar dhe të korruptuar, të cilët në mandatet e tyre të kaluara, edhe në bisedimet me Serbinë dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar, u treguan aq të ulët dhe të nënshtruar, duke firmosur edhe marrëveshjet më të dëmshme për shtetin e Kosovës të cilat tani po dalin e po i zbardhin edhe vetë faktorët ndërkombëtar, duke qenë vetë dëshmitar e pozicionuar kundër aferave të tilla ndaj shtetit të Kosovës të cilin e kanë ndihmuar për ta ndërtuar, dhe për të cilin aq shumë kanë investuar”, thotë Tërnava.