Maqedoni

Reagon Taravari pas prishjes së pjesërishme të parkut në Gostivar nga keqbërësit

Një nga investimet më të justifikuara publike që kemi bërë në qytetin tonë janë shëtitoret buzë lumit Vardar. Kemi krijuar një frymëmarrje për qytetarët të cilët mbushin hapsirat e këtyre rrugëve, por me keqardhje vërejmë se disa prej lojrave për fëmijë janë prishur nga abuzimi i pashpjegueshëm i individëve të papërgjegjshëm.
Do ju kërkonim me dashamirësi që në vend që të shkatërrojnë pronën publike le të provojnë ta gëzojnë sepse kështu i ka hije gostivarasve të vërtetë.

Javë të Mbarë!
Ekipi i Komunës