Maqedoni

Vetëm Komuna e Gostivari dhe ajo e Shkupit do të bashkëpunojnë me USAID-in në projektin “Partnerët e rinj dhe buxhetimi më i mirë komunal”

Nga të gjitha komunat në vend, vetëm Komuna e Gostivarit dhe ajo e Shkupit zgjidhen partnerë të USAID-it në projektin për ngritjen e kapaciteteve të burimeve “Partnerët e rinj dhe buxhetimi më i mirë komunal”.
Memorandum bashkëkunimi u nënshkrua sot në Shkup, ku merrnin pjesë Ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, ministrtat e financave dhe pushtetit lokal dhe kryetarë komunash. Me këtë rast kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pasi përshëndeti të pranishmit, tha se ndjehet i lumtur që Gostivari bëhet pjesë e këtij projekti përmes të cilit synohet përmirësimi i punës së pushtetit lokal. Ai tha se Komuna e Gostivarit si një nga 16 komunat partnere të Projektit të USAID-it për “Ngritjen e Kapaciteteve të Burimeve” filloi bashkëpunimin intensiv me projektin vitin e kaluar, diku në maj të vitit 2021.
“Me këtë rast dëshiroj të ndaj me ju se në disa raste personalisht kam marrë pjesë në aktivitete dhe evente ku kam dëgjuar “nga dora e parë” por edhe nga kolegët e mijë kryetarë përvoja apo rekomandime për çështje të caktuara në fushën e përditësimit të bazës së të dhënave të taksapaguesve, si dhe promovimi i moralit tatimor, bashkëpunimi me sektorin e biznesit dhe zhvillimi i strategjive për zhvillimin ekonomik vendor. Në të njëjtën kohë, na u dha mundësia të ndajmë përvojën e Gostivarit për mbështetjen e zhvillimit të kompanive inovative të IT-së dhe bashkëpunimin tonë me biznesin privat. Mendoj se shkëmbimi i praktikave të mira mes nesh është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht sepse vetëm kështu do të jemi më efikas dhe më të mirë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët tanë. Përkrahja e Projektit të USAID-it për forcimin e kapaciteteve tona se si të jemi më transparent ndaj qytetarëve është thelbësore, por edhe si t’i përfshijmë ata në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht në planifikimin e buxheteve komunale”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Kryetari Taravari theksoi se është shumë i rëndësishëm komunikimit me qytetarët, transparenc dhe llogaridhënia ndaj tyre.
“Ne si kryetarë komunash jemi zgjedhur prej tyre dhe duhet t’u shërbejmë atyre. Në këtë kontekst, citoj fushatën të cilës iu bashkua edhe Komuna e Gostivarit: “TATIMI IM, PËR KOMUNËN TIME! DERI NË KOMUNA MË TË MIRA, DUKE PAGUAR NË KOHË TATIMIN NË PRONË!, Që mendoj se erdhi në momentin e duhur. Në fund, më lejoni të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e vendit tonë, si dhe të KOMUNAVE tona, si dhe të mbështesin njësitë e qeverisjes vendore në forcimin e kapaciteteve të tyre dhe përmirësimin e decentralizimit fiskal”, deklaroi më tej Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Në ngjarjen në fjalë dhe gjatë nënshkrimit të bashkëpunimit, e pranishme ka qenë edhe drejtoresha e projektit të USAID-it, Ginka Kapitanova.