Maqedoni

Anketë e re: VMRO dyfish para LSDM-së, BDI dhe ASH gati të barazuara

Sipas anketës së fundit nga IPSOS, VMRO-DPMNE gati dyfish është para LSDM-së.
Anketa tregon se VMRO-DPMNE ka rejting prej 18.2 kurse LSDM 9.5 për qind, e Levica 4 për qind.
Te partitë shqiptare BDI ka rejting 4.1 për qind, kurse Aleanca për Shqiptarët 3.5 për qind. Të papërcaktuar janë 16.5 për qind, kurse 15.9 nuk kanë treguar për kë do votojnë. 24.6 për qind kanë thënë se nëse tani mbahen zgjedhje, nuk do të votonin fare.
Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski ka rejting 9 për qind, para presidentit Stevo Pendarovski me 6 për qind.
Kryeministri Dinitar Kovaçevski ka rejting 4 për qind, kryetari i BDI Ali Ahmeti 3, kurse kryetari i ASH Ziadin Sela 2 për qind.
Aq rejting ka edhe ish kryeministri Zoran Zaev./Almakos