May 2, 2024
Maqedoni

Femra që kërkohej nga Interpoli, arrestohet në një hotel në Strugë

Pas masave të marra, dhe me kërkesë të Interpolit të Spanjës, me datë 04.04.2022, oficerë policorë nga Stacioni Policor Strugë dhe Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në një hotel në Strugë, kanë gjetur K.M.T. (39) nga Spanja.

Siç ka raportuar ajo, përmes Tiranës ka arritur në Strugë me marrëveshje paraprake me një qytetar të Strugës.

Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës. Sektori për Punë të Brendshme Ohër.