Janë numëruar 13 mijë vota në Çair, dallimi 2.040 vota në favor të Izet Mexhitit

Burime të sigurta të portalit Lideri.mk nga Komisioni Komunal zgjedhor në Çair, njoftojnë se deri tani janë numëruar 13 mijë vota, ose rreth 40 për qind. Sipas tyre, kandidati i VLEN Izet Mexhiti udhëheq me 2.000 vota.

“më saktë dallimi deri tani është 2.040 vota”, njoftuan NGA KKZ për Lideri.mk rreth orës 19 e 50 minuta.

Në Çair kanë votuar 29.000 votues, respektivisht 51 për qind.

sqShqip