Maqedoni

Bekteshi i fton qytetarët të kërkojnë fatura fiskale nga marketet që të kontrollohen keqpërdorimet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se nga sot tetë produkte ushqimore do të shiten me zero TVSh, transmeton TV21.

Për këtë ai ka ftuar qytetarët që të kërkojnë fatura fiskale nga marketet – kjo me qëllim që të kontrollohet se nëse buka, mielli, qumështi, sheqeri, vaji, mishi, orizi dhe vezët do të shiten me ose pa TVSh.

Njoftimi i plotë i Bekteshit:

Запрете го растот на габични инфекции и ослободете се од чешањето на едноставен начин.
➡️ Nga sot ❗️
0% TVSH në të gjitha marketet për produktet ushqimore bazë:
✅Bukë
✅Miell tip-400
✅ Qumësht me yndyrë, 2%, 3.2% dhe 3.5%
✅Sheqer i bardhë
✅Vaj luledielli
✅Mish dhe produktet tjera të mishit për ngrënie
✅Oriz i bardhë
✅Vezë
📣Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që të kërkojnë llogari fiskale nga marketet!