Stojanço Angellov: Nëse sulmohet Maqedonia, fillon lufta e tretë botërore (VIDEO)
Gjendja e strehimoreve është bë temë mjaft aktuale edhe në Maqedoninë e Veriut pas fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Mirëpo drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojanço Angellov, kërkon nga qytetarët të jenë të qetë, sepse siç tha, NATO e garanton sigurinë e vendit, transmeton Almakos.
“Qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të shqetësohen. Askush nuk do ta sulmojë Maqedoninë. Maqedonia është pjesë e NATO-s NATO e mbron Maqedoninë dhe sulmi ndaj MAqedoisë do të jetë sulm ndaj NATO-s. Nuk besoj që ekziston forcë e cila do të merte guximin të futet në luftë me NATO-n, sepse kjo do të thoshte luftë e tretë botërore dhe atëherë asnjë strehimore nuk do të na ndihmonte”, deklaroi Angellov për Tv Telma.
Deri sa një pjesë e qytetarëve janë të brengosur se ku do të strehoheshin në rast lufte, një pjesë e tyre këtë e kanë vërejtur si mundësi të mirë për profit. Ata kanë filluar të publikojnë shpallje në internet ku japin strehimore me qera, me çmim tre euro katrori.
Në Maqedoni ka 100 strehimore për strehim të qytetarëve në rast lufte, ose ndonjë situatë tjetër të jashtëzakonshme. Mirëpo vetëm disa prej këtyre strehimoreve janë funksionale.
Nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se një pjesë e strehimoreve janë renovuar edhe atë dy në komunën Aerodrom, dy në komunën Gazi Babë dhe një në Veles./Almakos
Deklarata e Angellov nga minuta 12:00:
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=645016589908618