Ulet çmimi i bukës nga sot shiten pa marzhë profiti
Buka, vaji dhe mielli i llojit 400 nga sot shiten në markete pa marzh profiti, informoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në brifingun e sotëm me përfaqësues të mediave.
Sipas ministrit Bekteshi, me Vendimin e fundit, i cili u miratua nga Qeveria në seancën e djeshme me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, parashihet një marzh fitimi prej 4% për shitjen me shumicë dhe 3% për shitjen me pakicë të produkteve në vijim: bukë e bardhë dhe gjysmë e bardhë (e plotë dhe e prerë në copa); vaj luledielli për ushqim (pa vaj të kulluar të ftohtë); miell gruri – tip 400; sheqer i bardhë për konsumim; qumësht i përhershëm lope me përmbajtje të yndyrës prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%; mish i fresket; produkte të mishit – Salama (të posaçme dhe parizer nga mishi i derrit, pulës dhe viçit), salsiçe (pule, derri, viçi) dhe suxhuk (pule, derri dhe viçi) me shtesa në to; djathë i bardhë i lopës dhe djathë i bardhë i përzier i lopës dhe deles; gjizë lope; oriz i bardhë maqedonas; vezë pule dhe spageta dhe makarona nga gruri i butë dhe ndonjë grurë tjetër;