May 3, 2024
Maqedoni

Nëna nga Ukraina lind foshnjen në Gjinekologjinë e Çairit, e viziton ministri Sali

Lajm i bukur nga Gjinekologjia në Çair

Oksana nga Ukraina solli në jetë vajzë me peshë 3.890 kg dhe të gjatë 54 cm.
Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta.
“Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, pasi vizitoi ato në Gjinekologjinë e Çairit.