Një diskutim është hapur në rrjetet sociale rreth dallimit mes çmimeve të të njëjtave produkte midis Maqedonisë dhe jashtë vendit, pasi një përdorues i Twitter-it tregoi përvojën e tij duke blerë atlete Nike.
Në postim, ai thekson se në Selanik i njëjti model kushton 81 euro, ndërsa në Shkup – deri në 12,999 denarë (rreth 212 euro).

“Atlete Nike Selanik 81 euro, të njëjtat atlete Shkup 12.999 denarë. Tani imagjinoni sa po na zhvasin këtu. Mund të shkoni në Selanik – të pini një kafe në port – dhe prapë të keni kusur për të kthyer!”, shkroi ai dhe shkaktoi reagime të shumta.

Toni ironik, por në të njëjtën kohë serioz i “cicërimës” hapi një temë më të gjerë – nëse disa produkte në Maqedoni paguhen më shumë, veçanërisht duke marrë parasysh standardin më të ulët të jetesës dhe fuqinë blerëse krahasuar me vendet e BE-së.

Përveç kostove të importit, detyrimeve doganore dhe taksave, disa komentues tregojnë edhe marzhet e larta tregtare të dyqaneve vendase si arsyen kryesore për çekuilibrin e çmimeve.

sqShqip