Maqedoni

378 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.560 testime, janë regjistruar 378 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 178 janë në Shkup, 25 Kumanovë, Manastir 23, Veles 21, Prilep 20, Kavadar 19, Tetovë 14, Shtip dhe Kërçovë 9, Ohër dhe Resnjë 8, Gostivar 7, Gjevgjeli 6, Negotinë, Bogdanci dhe Strugë 5, Sveti Nikole 4, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Dibër 3, Koçani 2 dhe Dellçevë 1.

Po ashtu janë regjistruar edhe 432 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.

Qv nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 297.071 raste, kurse prej tyre 283.908 janë regjistruar si të shëruar dhe 9.001 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 4.172.