April 29, 2024
Maqedoni

Reagon Qeveria, vendimi për bojkot të mësimit në Labunishtë dhe Strugë shtyhet

Pas vendimit për bojkot të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme në Labunishtë dhe Strugë ka reaguar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila ka kërkuar takim për të gjetur një zgjidhje për problemin aktual me guroret.

“Pas vendimit të shpallur për bojkotimin e mësimit, ka pasu reagim nga Qeveria e RMV-së, e cila do të organizojë takim të enjten (26.01.2023) me Komunitetin Lokal dhe Natura Lab, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për problemin aktual me guroret. Prandaj, vendimi për bojkot tërhiqet, përkatësisht shtyhet. Presim rezultat pozitiv”, thuhet në kumtesëm e Shoqatën Natyra Lab Labunishtë.