Maqedoni

Në kulmin e luftës në Ukrainë, ministri shqiptar në Maqedoni takohet me kolegun e tij serb

Ministri jashtëm serb Nikolla Selakoviq nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve dhe menjëherë pas fjalimit të tij, lëshoi konferencën për shtyp. Ndërkohë nikoqiri i tij Bujar Osmani u kthye sërish për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me ç’rast i pyetur për qëndrimin e homologut të tij serb, rreth konfliktit Rusi-Ukrainë, tha.

“Biseduam edhe në këtë temë, megjithatë për qëndrimin e z. Selakoviq, duhet ta pyesni atë”, tha Osmani.

“Për qytetarët tanë që për momentin gjenden në Ukrahinë, ne jemi në komunikim të përhershëm me ambasadën tonë atje, për fat të keq situata nuk është e mirë. Ambasadori dhe dy qytetarë pjesën më të madhe e kalojnë nëpër strehimore. Komunikimi i fundit me ambasadorin është se Kievi është i rrethuar dhe se nuk mund t’i lëshojnë strehimoret”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.