Dauti: Me ligjin e vitit 2004, BDI ua pmundësoi shtetësinë shqiptarëve që kanë mërguar më herët
Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në debatin televiziv në Alsat-M, tha se Ligji aktual për shtetësi nuk i lejon Agjencisë për Siguri Kombëtare që të pengojë qytetarët në marrjen e shtetësisë, përcjell in7
Duke u përgjigjur në deklaratat e përfaqësueses së BDI-së, se kjo parti ka sjellë ligjin e njejtë në vitin 2004, Dauti rikujtoi se pikërisht ai ligj kishte penguar shqiptarët e mërguar para shumë dekadash që të rifitojnë shtetësinë.
“Si merret shtetësia para një viti e kemi diskutuar. Ju jeni këtu të na tregoni pse nuk zbatohet ligji i cili nuk ka asnjë pengesë. Për çështjen e NATO-s ju lus mos mashtroni opinionin, sepse ajo tezë nuk ju mban. Nga NATO kemi përghjigje se ska të bëjë me NATO-n dhe Maqedonia është shtet i pavarur dhe mund të merr vendime. E gjithë tendenca për të degraduar këtë debat, një ikje e këtillë nga debati, duke u fshehur e gjithë BDI pas zonjës Fisnike, as ministri, as zëvendësministri dhe gjithë njerëzit përgjegjës, unë nuk mendoj se zonja Fisnike mund t’i mbulojë. Ndryshime janë bërë siç nuk keni mundur as ti imagjinoni më herët. Në nenin 8 të Ligjit për shtetësi ka një pjesë e cila ua ka mundësur mërigimtarëve që kanë mërguar ytë cilët nëse do të duan do mund përsëri ta mrrin shtetësinë dhe në vitin 2004 BDI me ata që ulet haptas apo fshehtas, ua ka pamundësur ta marrin shtetësinë me atë “me përjashtim të shtetit amë”. Me ndryshimet e fundit të ligjit për shtetësi të gjithë ata që janë shpërngulur dhe janë detyruar të deklarohen se shtet amë e kanë Tuqinë, BDI ua pamundëson të marrin shtetësinë”, tha Dauti./in7.tv/