Kompania shtetërore përgjegjëse për kontrollin ajror – M-NAV ShA Shkup njoftoi se Gjykata Themelore Civile e Shkupit sot nxori vendim me të cilin ndalohet greva e paralajmëruar e kontrollorëve të trafikut ajror, transmeton Portalb.mk.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Urdhri gjyqësor, për të cilin informon M-NAV, vjen pasi Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SSKLM) riaktivizoi vendimin për grevë, duke njoftuar se më 20 dhe 24 tetor, hapësira ajrore maqedonase do të jetë plotësisht e mbyllur për trafik ajror.

Arsyeja, siç thuhet nga Sindikata, është mospërmbushja e premtimeve të dhëna nga menaxhmenti dhe situata shqetësuese në kompani.

“M-NAV SHA Shkup njofton publikun se Gjykata Themelore Civile e Shkupit më 16.10.2025 nxori vendim me të cilin miratohet propozimi i M-NAV SHA Shkup për të vendosur masë të përkohshme – NDALIM të grevës së paralajmëruar nga Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror SSKL – degë e Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Transportit dhe Komunikacionit të RMV Shkup”, thuhet në deklaratën e M-NAV.

Gjykata, siç shtojnë ata, përcaktoi se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me dispozitat ligjore, sepse nuk është zbatuar procedurë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve kolektive dhe se greva nuk rrjedh nga kërkesat specifike të punësimit.

Bordi Drejtues i M-NAV thotë se mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore Civile të Shkupit dhe thekson, siç shtojnë ata, vendosmërinë e tyre për të respektuar sundimin e ligjit, për të siguruar vazhdimisht sigurinë dhe funksionimin e qetë të trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SSKLM) njoftoi grevën më 4 tetor, duke akuzuar menaxhmentin e M-NAV për bllokimin e qëllimshëm të vendimeve kyçe të personelit dhe se sistemi është në prag të kolapsit.

Sindikata theksoi në atë kohë se 20 tetori ishte zgjedhur qëllimisht si data për fillimin e grevës – një ditë pas zgjedhjeve lokale – në mënyrë që menaxhmenti të mos mund ta paraqiste atë si të motivuar politikisht.

Disa ditë më vonë, më 9 tetor, menaxhmenti i M-NAV lësho njoftim, duke deklaruar se puna e kontrollit të trafikut ajror nuk duhet dhe nuk mund të ndalet në asnjë rrethanë për shkak të rrezikut për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Menaxhmenti i kompanisë shtetërore tha se ata e njohin të drejtën e sindikatave për të organizuar një grevë si pjesë e luftës për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, por shtoi se në një institucion të tillë sigurie, ajo duhet të organizohet në një mënyrë të tillë që të angazhohet një numër i mjaftueshëm kontrollorësh të trafikut ajror dhe punonjës të tjerë.

“Asnjë aktivitet i sindikatave ose i ndonjë subjekti tjetër nuk duhet të çojë në rrezikimin e jetës ose infrastrukturës”, u tha në reagimin e M-NAV.

Prandaj, ata deklaruan se mbeten të hapur për dialog social konstruktiv me përfaqësuesit e sindikatave dhe se janë të gatshëm të shqyrtojnë “kërkesa reale dhe objektive për çështje të personelit dhe organizimit”.

Institucioni njoftoi më pas se do të merrte të gjitha masat e nevojshme për funksionimin e qetë dhe të sigurt të trafikut ajror dhe se nuk do të lejonte aktivitete që mund të rrezikonin pasagjerët ose funksionimin e sistemit.

sqShqip