Me para të bankës botërore do të ndërtohet rruga e fshatit Vishticë të Likovës
– Komuna e Likovës, pas realizimit të suksesshëm të projekteve tjera në bazë të aplikimeve në Bankën Botërore, tani ka fituar grant – mjete të pakthyeshme për realizimin e projektit të ri – të rradhës, me të cilin bëhet asfaltimi i rrugicave në f. Vishticë.
– Prandaj gjatë ditës sotshme, Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, priti në takim konsultativ përfaqësues të B.L. Vishticë, të cilët i njoftoi se pas përfundimit edhe të disa procedurave të vogla të mbetura administrative, do të fillon faza e parë e asfaltimit të rrugicave në këtë fshat, të cilat që nga fillimi u caktuan në bashkëpunim me vet banorët. Këto rrugica, janë ndër arterjet kryesore që e lidhin fshatin me shkollën, xhaminë dhe vazhdon në drejtim të f. Nikushtak.
#MeRealizimTëProjekteveKapitaleDoTëVazhdojmëSikurseNgaFillimiEdheKëtëVit